May takohet me Corbyn: bisedime pozitive

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 22:30 | Bota
May takohet me Corbyn: bisedime pozitive

Kryeministrja britanike Theresa May dhe lideri Laburist, Jeremy Corbyn u takuan për dy orë në përpjekje për të gjetur një kompromis të përbashkët për të tejkaluar ngërçin për Brexit. Kryetari I opozitës I cilësoi shumë pozitive bisedimet me shefen e qeverisë, ndërsa parashikohet që të ketë negociata mes palëve edhe gjatë fundjavës. Mediat britanike paralajmërojnë se mund të arrihet marrëveshje mes dy liderëve politikë, por vështirë se kjo do të pranohet nga ligjvënësit. Duke folur në Dhomën e Komunëve, May mbrojti negociatat me opozitën duke thënë se shpreson në një përafrim qëndrimesh.

“Kemi një numër fushash që biem dakord lidhur me Brexit. Ne duam që të largohemi nga BE me një ujdi. Ajo që dëshirojmë tani është gjetja e një zgjidhjeje që mund të garantojë mbështetjen e parlamentit dhe të miratojmë ujdinë për Brexit”, tha Kryeministrja.

Ndërkaq, Bashkimi Europian iu përgjigj negativisht kërkesës së kryeministres për një shtyrje tjetërtë datës së largimit zyrtar. “12 prilli është afati I fundit për aprovimin e ujdisë së divorcit. Nëse Dhoma e Komunëve nuk shprehet deri në këtë datë, nuk do të ketë shtyrje të re”, tha Presidenti I Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili ripërsëriti se skenari më I mundshëm me kushtet aktuale është ai I largimit të Britanisë pa ujdi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos