Kriza e çmimeve, Berisha: Bordi i Transparencës të dorëhiqet

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 20:54 | Politikë
Kriza e çmimeve, Berisha: Bordi i Transparencës të

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje anëtareve të Bordit të Transparencës të japin dorëheqjen.

“Sot, mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjtë se një muaj më parë. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që sirenat e urisë të oshëtijnë në të katërta anët e vendit. Dhjetëra mijëra të sëmurë nuk po blejnë dot ilaçet e tyre. Narkoqeveria rri duarkryq”, tha Berisha.

“Janë krijuar bordet, por ato janë shushunja, më keq se monopolet. U bëj thirrje të dorëhiqen. Qytetarët varfërohen, qeveritarët e oligarkët pasurohen”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos