Kriza e çmimeve, BQE rrit sërish normën e interesit për euron, preket edhe Shqipëria

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 16:02 | Ekonomi
Kriza e çmimeve, BQE rrit sërish normën e interesit për

Banka Qendrore Europiane ka rritur sërish me 0.25 për qind normën bazë të interesit për euron. Kështu, norma e interesit për monedhën e përbashkët europiane kalon në 3.5 për qind, niveli më i lartë që prej 2001-shit.

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Kristin Lagard paralajmëroi se kriza e çmimeve është ende larg stabilizimit. Vendimi pritet të ndikojë edhe Shqipërinë, për shkak të përqendrimit të lartë të euros në ekonominë vendase. Kjo do të thotë se ata që kanë një kredi në euro do të paguajnë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos