Euro vijon të forcohet, po shkëmbehet për 107.87 lekë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 15:12 | Ekonomi
Euro vijon të forcohet, po shkëmbehet për 107.87 lekë

Euro vijon të forcohet përballë lekut për të pestën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 107.87 lekë. Valuta europiane po blihet për 107.41 lekë dhe po shitet për 107.87 lekë.

Agjentë të tregut valutor e lidhin forcimin e euros me efektet psikologjike te qytetarët dhe sipërmarrësit. Nisur nga kursi më i ulët historik, janë shtuar blerjet e euros duke ndikuar te forcimi i kësaj të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos