
Kriza Energjetike ka qene mes armeve kryesore të ngritura nga Partia e Lirisë gjatë kohëve të fundit qe është përdorur edhe si sulm politik ndaj mazhorancës socialiste. Për këtë arsye, si zgjidhje te kësaj situate kjo forcë politike ka depozituar në Kuvend kërkesën për disa ndryshime në “ligjin për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, si dhe në “ligjin për sektorin e energjisë elektrike”.
Në arsyetimin e partisë së Lirisë thuhet se Shqipëria ka nevojë urgjente për burime të reja për plotësimin e nevojave të saj në rritje për energji elektrike dhe sipas tyre këto ndryshime do të jenë një shtysë e re për plotësimin e objektivave kombëtare për prodhimin e energjisë së rinovueshme që për 2020 ishin 38%. (A2 Televizion)