Kriza e gazit, Von der Leyen: Vendet anëtare të ulin konsumin me 15%

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 20:49 | Bota
Kriza e gazit, Von der Leyen: Vendet anëtare të ulin konsumin me 15%

“Duhet të jemi të përgatitur për një ndërprerje totale të furnizimit me gaz rus”.

Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila gjatë fjalimit të saj në forumin e Bled iu kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian të ulin me 15% konsumin e gazit.

Zyrtarja e lartë europiane shtoi se kontinenti duhet të marrë masa për t’u shkëputur nga varësia e Moskës.

“Jemi duke diversifikuar furnitorët tanë me shpejtësinë e dritës dhe jemi duke ulu në mënyrë graduale nevojën për gaz importi”, përfundoi Von der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos