Angli, përcaktohen gjysmëfinalistët e fundit të Kupës së Ligës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 08:24 | Futboll
Angli, përcaktohen gjysmëfinalistët e fundit të Kupës

Tottenham dhe Manchester United janë dy skuadrat e fundit që siguruan gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Angli.

Skuadra e Jose Mourinho mundi 3-1 Stoke për t’u kualifikuar mes katër më të mirave dhe tashmë do të përballet me ekipin e Brentford për një vend në finale.

Sukses më i vështirë ai i "Djajve të Kuq” që iu desh të mposhtnin 2-0 Everton e tashmë për biletën e aktit final i pret një superpërballje derbi me Manchester City. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos