PSG shkarkon trajnerin… pas fitores 4-0

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 12:42 | Futboll
PSG shkarkon trajnerin… pas fitores 4-0

“SportBild” ka njoftuar se PSG ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel. Sipas gazetës gjermane, Leonardo i ka bërë me dije pushimin nga puna mbrëmjen e djeshme, pas fitores 4-0 ndaj Strasbourg.

Shkarkimi i Tuchel ishte i pritshëm, por i befasishëm është momenti kur u shkarkua, pikërisht pas një fitoreje me goleadë dhe përpara festave të fundvitit.

Duket se humbja ndaj Lyon në 13 dhjetor dhe barazimi ndaj Lille të dielën kanë vulosur fatin e trajnerit.

Marrëdhënia e Tuchel me Leonardo ishte shkatërruar që në sezonin e kaluar, por kualifikimi i PSG për herë të parë në histori në finalen e Champions League, e shpëtoi gjermanin për disa muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos