Inter zyrtarizon “shkarkimin” e Eriksen: Nuk është funksional, të shkojë diku tjetër

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 11:51 | Futboll

Christian Eriksen u transferua gjatë sezonit dimëror të kaluar nga Interi, por nga blerja më prestigjioze e klubit zikaltër u shndërrua që në fillim në një objekt misterioz, i destinuar nga trajneri Antonio Conte më së shumti në stol, si zgjedhja e fundit e mundshme.

Fillimisht drejtuesit e ekipit milanez ia vunë fajin një mungese ambientimi fillestare që do të kalonte me kohën, por në sezonin e ri u duk qartë që mesfushori me tipare sulmuese që kishte mahnitur në Premier League me Tottenham nuk ishte aspak në planet e së ardhmes interiste.

Aventura e Eriksen tek Interi u zhvillua më së shumti në...stol

Këtë fakt e zyrtarizoi, para ndeshjes së fundit me Veronën, edhe administratori i deleguar Giuseppe Marotta, që pati fjalë të qarta për Eriksen. “Ka lojtarë që duan të luajnë më shumë diku tjetër dhe ne do mundohemi t’i kënaqim. Eriksen është mes tyre, dhe nuk është aspak një ndëshkim. Ai ka pasur vështirësi në përshtatje, nuk është funksional, ky është fakt. Është e drejtë t’i jepet mundësi të luajë diku tjetër”, deklaroi Marotta.  

Diçka jo e lehtë për t’u realizuar, për një lojtar që merr rreth 7 milionë euro në vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos