
Ndërsa në Zvicër sapo ka nisur beteja ligjore e radhës, në Korçë tifozët janë të shqetësuar.
Për herë të parë në këtë dekadë, Skënderbeu e sheh veten në vendin e fundit në renditje dhe është seriozisht i rrezikuar për të rënë nga kategoria. Prej konfirmimit të dënimit nga UEFA, skuadra nuk ka më yje dhe është në krizë rezultatesh. Vetëm 12 pikë të grumbulluara në 16 javë të kampionatit, duke regjistruar vetëm 2 fitore.
Në situatën e krijuar, tifozët zbritën në fushën e stërvitjes, duke i kërkuar llogari futbollistëve dhe për t’i motivuar që të nisin kthesën prej ndeshjes së radhës me Kukësin.
Për shumë arsye, misioni është i vështirë, por lojtarët, me në krye mbrojtësin Zguro, kanë premtuar se do të luftojnë deri në fund për fanelën. (A2 Televizion)