
Për herë të parë pas më shumë se një dekade, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit. Kjo do të thotë që qytetarët dhe bizneset do të paguajnë më shumë për sasinë e parave që do të marrin në formë kredie.
Lëvizja e Bankës Qendrore vjen si kundërpërgjigje ndaj krizës së rritjes së çmimeve, që, sipas parashikimeve, do të vijojë së paku deri në fundin e këtij viti.
Prej marsit të vitit 2020, muaj i cili shënjoi edhe nisjen e pandemisë Covid-19 në vend, Banka e Shqipërisë përgjysmoi normën bazë të interesit nga 1% që ishte. Sipas institucionit që harkon politikën monetare, ky vendim do të inkurajonte konsumin, cili gjendej në krizë.
Por tani që po ndodh e kundërta, kërkesa është më e lartë se oferta, banka vendosi të dyfishojë normën bazë të interesit. (A2 Televizion)