“Shkel Kushtetutën”, Meta i rrëzon bashkëqeverisjen Ramës

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 11:56 | Politikë
“Shkel Kushtetutën”, Meta i rrëzon bashkëqeverisjen

Nisma e parë ligjore e qeverisë Rama 3 nuk merr aprovimin e Presidentit Ilir Meta. Ligji që kthen në Agjenci të ashtuquajturën bashkëqeverisje me qytetarët, nuk bindi kreun e shtetit i cili e ka kthyer për rishqyrtim në parlament, duke e gjykuar si një akt që, sipas tij, përqendron pushtet në duart e kryeministrit në kurriz të institucioneve vendore.

“Parashikimet në ligj bëhen edhe më shumë problematike kur bëhet fjalë për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe kurrsesi nuk mund t`i nënshtrohen verifikimit administrativ nga një agjencinë varësi të Kryeministrit”

Krahas përqendrimit të pushtetit, argument kundër i Presidentit është edhe pasiguria juridike duke e përcaktuar ligjin si të paqartë.

“Institucione me kompetenca të paqarta krijojnë sjellje të paqarta, dhe për rrjedhojë vendimmarrjet apo ushtrimi i funksioneve prej tyre është e pritshme të krijojnë një situatë të theksuar të pasigurisë juridike për qytetarët”

Socialistët kanë treguar në të shkuarën që argumentet e Presidentit nuk e kanë bindur dhe ky pritet të jetë dekreti I parë që rrëzohet në legjislaturën e tretë të udhëhequr nga maxhoranca Rama 3.

https://a2news.com/2021/11/04/bashkeqeverisja-behet-ligj-ps-tjeter-ftese-opozites-ne-parlament-tabaku-harrojeni/
https://a2news.com/2021/09/19/bashkeqeverisja-behet-agjenci-heton-shkeljet-dhe-vendos-gjoba-ndaj-funksionareve-publike/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos