“Kriza në PD zgjidhej vetëm me gjykatë ose vetëgjyqësi”

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 20:05 | Politikë
“Kriza në PD zgjidhej vetëm me gjykatë ose

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se fakti që dy fraksionet e PD-së kanë përfunduar në gjykatë, nuk është lajm i keq.

“Gjykata ose vetëgjyqësia ishin rrugët e vetme. Tashmë, kemi të bëjmë me dy formacione politike të ndryshme dhe si të tilla, ndarja është e pashmangshme. Por, ndarja nuk është fundi i botës. Antagonizmi i dy palëve ka arritur pika groteske. Po t’i dëgjosh, sot kanë shkuar aq larg sa nuk do të çuditesha po të bënin njëri-tjetrin edhe vrasës të Avni Rustemit. Kemi dëgjuar që Basha ka shitur detin, që Berisha ka rrahur ish-krerët e PD-së, që Berisha është ish-komunist i pandreqshëm… Këtu kemi të bëjmë me degradim. Po degradon një politikë arkaike që nuk ka asnjë raport me të vërtetën”, u shpreh Patozi.

https://a2news.com/2021/12/15/basha-edhe-ish-qeverisja-e-pd-ka-patur-korrupsion-te-vendosur-ta-luftojme/

“Në datën 18 dhjetor nuk parashikoj të papritura. Të dyja palët do të shkarkojnë njëri-tjetrin sepse nuk ka shpresë për kompromis politik”, shtoi Patozi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/13/berisha-ne-seline-e-pd-deget-te-hapen-per-referendumin-injoroni-shoqaten-basha-bardhi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos