Referendumi i së shtunës, Baçi: PD drejtohet sot nga komisioni i rithemelimit

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 13:49 | Politikë
Referendumi i së shtunës, Baçi: PD drejtohet sot nga komisioni

“Ka qenë ideja që do të kishte një referendum në anëtarësi për vënien në zbatim të parimit një anëtar një votë vetëm për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sot, Basha është i shkarkuar nga funksioni i kryetarit dhe drejtimin e PD-së e bën komisioni i rithemelimit, por për arsyen pse Basha është zgjedhur me parimin një anëtar një votë, vendimi do të kalojë në referendum për t’u ratifikuar. Puna ka nisur shumë ditë më parë”.

Kështu u shpreh në Ditarin e mesditës në A2 CNN deputeti i PD-së, Luan Baçi, teksa foli për zhvillimet e fundit në partinë më të madhe opozitare në vend.

Si anëtar i komisionit të rithemelimit, Baçi zbuloi edhe se si do të mbahet referendumi i së shtunës. “Vetëm në Fier do të ketë rreth 7 qendra votimi me 7 komisione. Kutitë e votimit do të hapen në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 17:00 të mbasdites. Numërimi do të bëhet në vend. Komisioni i votimit është komisioni i numërimit. Janë 3 deri në 4 veta anëtarë të komisionit. Kam bërë ftesë edhe për atë pjesë skeptike, të jenë pjesë e vëzhgimit të zgjedhjeve”, tregoi Baçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos