Kriza në Ukrainë, Macron ndërpret bisedimet me Putin

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 07:32 | Bota
Kriza në Ukrainë, Macron ndërpret bisedimet me Putin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ndërprerë bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus, Vladimir Putin për zgjidhje e krizës në Ukrainë.

Kjo gjë është konfirmuar nga vetë lideri i Elizëse, i cili shprehet se ky vendim erdhi pas zbulimit të masakrave të kryera nga Rusia në këtë vend.

“Pas masakrave që kemi zbuluar në Bucha dhe qytetet e tjera, lufta ka marrë një drejtim të ri. Kështu që prej asaj dite nuk kam folur më drejtpërdrejt me Putin, por kjo nuk do të thotë që nuk do të flas në të ardhmen”, u shpreh Macron, i cili pret të përballet me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos