Kriza për punësim, oferta e bizneseve nuk përputhet me interesin e të rinjve

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 15:55 | Ekonomi
Kriza për punësim, oferta e bizneseve nuk përputhet me interesin

Dy ditë, 30 kompani dhe 800 vende pune për të rinj.

Panairi i punës tentoi t’i joshë drejt profesioneve të reja, përfshirë teknologjinë e informacionit. Por ende nuk ka përputhje mes ofertës dhe asaj që të rinjtë duan të bëjnë

Problemi me burimet e kualifikuara njerëzore nuk u vu re vetëm në fushën inovative.

Disi më ndryshe e gjejmë situatën në profilet e financës dhe kontabilitetit.

Teksa bizneset ankohen për mungesë të burimeve të kualifikuara njerëzore, të rinjtë kërkojnë paga më të larta.

Në panairin e punës të organizuar në Tiranë, u zhvilluan workshope e seminare mbi punësimin me qëllim motivimin e të rinjve që të edukohen siç duhet, për të qenë të denjë për tregun e punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos