Kriza reflektohet tek eksportet, në janar u pakësuan me 46 milionë lekë produktet bujqësore

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 15:54 | Ekonomi
Kriza reflektohet tek eksportet, në janar u pakësuan me 46

Kriza në bujqësi reflektohet në eksporte. Teksa fermerët nga Lushnja në Përmet, protestojnë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve të lëndës së parë dhe heqjen e subvencioneve, shitjet jashtë vendit të prodhimeve bujqësore, kryesisht zarzavatet gjatë janarit ranë me 46 milionë lekë.

Përfaqësues nga ky sektor thonë se kjo pritje e përkeqësuar do të vazhdojë nëse nuk ndërhyhet.

Sipas ekspertëve, korrigjimi duhet të nisë nga mbështetja e prodhuesve përmes subvencioneve konkrete.

Ulja e eksporteve të prodhimeve bujqësore u lajmërua më herët nga fermerët dhe tregtarët. Bujqit në zonat më prodhuese të vendit kanë lajmëruar se këtë vit sipërfaqja e kultivuar është ulur ndjeshëm, deri në 25 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos