Krizat shtojnë nevojtarët, pas shumë viteve mungesë, ngrihet "Urdhri i Punonjësit Social"

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 10:21 | Ekonomi
Krizat shtojnë nevojtarët, pas shumë viteve mungesë, ngrihet

Sfidat e shumëfishta të pandemisë, kombinuar me krizën e rritjes së çmimeve, e kanë bërë rolin e punonjësit social, më të rëndësishëm se kurrë më parë. Alketa Zazo, nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Shqipëri, thotë të vegjlit kanë më së shumti nevojë për përkujdesje, pasi janë edhe kategoria që preket më shpejtë nga pasiguritë ekonomike dhe sociale.

Përfaqësuesja e zyrës së UNICEF në Shqipëri thotë se roli i punonjësve socialë do të shtrihet edhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga Ukraina që kanë ardhur në Shqipëri si pasojë e luftës.

Pas shumë vitesh mungesë, këtë vit edhe në Shqipëri është krijuar “Urdhri i Punonjësit Social”, pjesë e së cilit janë bërë deri më tani mbi 1 mijë individë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos