TAP furnizon Europën, gazsjellësi që kalon në Shqipëri transportoi sasinë e parë prej 10 miliardë metër kub

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 16:05 | Ekonomi
TAP furnizon Europën, gazsjellësi që kalon në Shqipëri

Perëndimi po luan më mirë shah se Rusia, të pakën në një drejtim...atë ekonomik. Lëvizja e radhës, i lejon Europës më pak varësi nga Federata në furnizimin me gaz. Pas refuzimit për të certifikuar “Nord Stream 2”, “unioni” i garantoi vetes 10 miliardë metër kub gaz, këtë të enjte, nga Gazsjellësi Trans Adriatik, i cili kalon edhe në Shqipëri.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it tha se kjo sasi mund të vijë duke u rritur në të ardhmen.

“Aktualisht, kemi mundësinë të arrijmë kapacitetin e plotë të transportit prej 10 miliardë metër kub në vit. Për më tepër, mund të shtojmë më tej kapacitet nëpërmjet ankandeve me afat të shkurtër.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it shtoi se ky hap i parë e bën gazësjellësin një projekt të besueshëm për sigurinë europiane të energjisë.

https://a2news.com/2022/03/17/berisha-refuzova-oferten-perrallore-nga-ruset/

“Transporti i sasisë së parë të gazit natyror prej 10 miliardë metër kub në Europë, rrit likuiditetin në tregjet e gazit dhe përforcon rolin e TAP si një transportues i besueshëm që mund të japë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e energjisë në Europë”

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Europë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos