Ultimatumi i protestuesve, Ibrahimaj: Nuk marrim vendime nën presion

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 22:01 | Ekonomi
Ultimatumi i protestuesve, Ibrahimaj: Nuk marrim vendime nën presion

Ministrja Ibrahimaj komentoi në A2 CNN dhe ultimatumin e protestuesve, të cilët i lanë kohë qeverisë deri të shtunën për plotësimin e 7 kërkesave që sipas tyre do të lehtësojnë ndjeshëm xhepat e shqiptarëve.

Ibrahimaj u shpreh se qeveria i kalkulon me detaje të gjitha vendimet e saj dhe nuk ndikohet nga presionet e jashtme.

“Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, të ngrejë zërin për atë që mendon se është e drejtë. Ne i kemi dëgjuar propozimet e protestuesve dhe kemi marrë vendimet tona me përgjegjshmërinë maksimale që të përballojmë situatën. Të njëjtat vendime kemi marrë dhe gjatë pandemisë kur e ardhmja ishte e pasigurtë. Ne vendimet nuk i marrim brenda natës, të nxitura nga protestat, por ulemi dhe analizojmë që të krijojmë një ombrellë sa më të mirë për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, tha ministrja Ibrahimaj në A2 Business. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos