Rritja e çmimeve mund të ishte shmangur me subvencione dhe mbështetje për bujqësinë

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 16:33 | Ekonomi
Rritja e çmimeve mund të ishte shmangur me subvencione dhe

Shtrenjtimi i një pjese të mirë të produkteve për të cilat shqiptarët po paguajnë më shumë para’ mund të ishte parandaluar. Së paku për bukën, vajin, qumështin, vezën, mishin, patatet e fasulet, të cilat janë rritur mesatarisht me 20 përqind krahasuar me një vit më parë, qytetarët do shpenzonin më pak nëse ato do prodhoheshin në vend.

Por kjo nuk ndodh, për shkak se fermerët janë të dekurajuar. Subvencione dhe mbështetje. Është kjo formula që Theodhor Kristuli nga Unioni Tregtar Agroushqimor propozon për ulur varësinë nga importi.

Në kuadër të “Paketës së rezistencës”, qeveria shtoi 5 milionë dollarë për të subvencionuar naftën në bujqësi, por kryetari i Sindikatës së Fermerëve Eduart Sharka thotë se kjo masë është shumë larg asaj për të cilën sektori ka nevojë.

Aktualisht, referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, Shqipëria importon produkte ushqimore, 3 herë më shumë nga ç’ka eksporton dhe ky hendek bën që qytetarët të paguajnë më shumë për ato që konsumojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos