Kroaci, kapen 10 kg heroinë e kokainë në një autobus me targa shqiptare

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 20:58 | Kronikë

Policia kroate ka sekuestruar rreth 10 kg heroinë e kokainë në një autobus me targa shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga një 33-vjeçar, ndërsa një 41-vjeçar ishte shoferi zëvendësues, të dy shqiptarë.

Gjatë kontrollit kufitar, të kryer nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Kufitare Grudë së bashku me doganierët, janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli. Nga ky kontroll janë gjetur 10 pako, 5 pako me heroinë, me peshë totale 5.4 kg, ndërsa 5 pako të tjera përmbanin kokainë, me peshë totale 5.6 kg.

Janë arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe nga hetimi penal është konstatuar se vendi i destinacionit të tyre ka qenë një nga vendet e Europës Perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos