Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 17:38 | Kronikë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë.

Sipas policisë, një person ka qëlluar me pistoletë një 49-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital. Viktima, sipas burimeve, është shtetasi Edmond Papa.

“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, bën me dije policia.

Vendngjarja e vrasjes

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos