Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 15:23 | Kronikë
Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë sekuestruar pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Në operacionin policor të koduar "Transferta e gabuar" u vendos sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme të 32-vjeçarit nga Tirana Elvi Osmaj, si dhe familjarëve të tij.

 Bëhet fjalë për sekuestrimin e: 1 ndërtese në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën "Myslym Shyri", një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit Elvi Osmajt.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Elvi Osmaj, në shtetin anglez.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos