Kush është Edmond Papa, u vra me 5 plumba në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 20:25 | Kronikë
Kush është Edmond Papa, u vra me 5 plumba në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me armë zjarri që ndodhi pasditen e së premtes, në Tiranë.

Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, tregoi në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” se “kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë”.

“Viktima 49-vjeçar, Edmond Papa nga Roskoveci i Fierit, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar një kafeneje në zonë. Një person i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza ka hyrë në brendësi të lokalit dhe e ka qëlluar mbi 5 herë me pistoletë. Ende nuk ka detaje nga vrasësi. 49-vjeçari është pronar i një hoteli në Sarandë dhe është person i skeduar më parë nga policia në fushën e narkotikëve”, tha Kasapi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/16/vrasje-me-arme-zjarri-ne-tirane-2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos