
Kroacia po përballet me situatën më të rëndë epidemiologjike mes vendeve të tjera europiane. Pavarësisht bllokimit të pjesshëm në fuqi për dhjetë ditë, përhapja e fortë e koronavirusit vazhdon me 4520 raste të reja në 13 000 testime të kryera në 24 orët e fundit, duke regjistruar një rekord të ri ditor. Të dhënat u raportuan nga Njësia e Krizave të Mbrojtjes Civile në Kroaci.
Ndërkohë, numri i infeksioneve Covid-19 i regjistruar zyrtarisht në botë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 68 milionë (68 046 467), sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.
Vendi më i prekur, në terma absolutë, mbetet SHBA-ja, me mbi 15.1 milionë raste totale dhe mbi 286 000 viktima. (A2 Televizion)