Kryebashkiakët me probleme, PD: Do të denoncojmë raste të tjera

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 15:28 | Politikë
Kryebashkiakët me probleme, PD: Do të denoncojmë raste të

Demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun. Në një intervistë për A2, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, paralajmëron denoncimin e të tjerë kryebashkiakëve të majtë që preken nga ligji i dekriminalizimit.

“Do të ketë edhe publikime të tjera, sepse nuk janë dy raste të vetme të rastësishme. Është një filozofi e Rilindjes për të ardhur dhe qëndruar në pushtet”, thotë Edmond Spaho.

https://a2news.com/2019/08/28/verifikimi-i-kandidateve-analistet-zgjatja-e-afateve-nuk-zgjidh-problemin/
https://a2news.com/2019/09/03/noka-rama-perfaqeson-vullnetin-e-krimit-opozita-po-pergatit-protestat/

Pas 30 qershorit, denoncimet e të zgjedhurve vendorë të dyshuar për rekorde kriminale mbajtën peshën kryesore të kauzës së opozitës, por shtatori risjell protestat. “Edhe në javët e muajt e ardhshëm do të vazhdojmë këtë lëvizje”, thotë Spaho. “Jemi të bindur që është një aksion i vështirë, por do t’i qëndrojmë deri në fund”.

Zgjidhja e krizës vijon të kalojë nga një qeveri tranzitore, pohojnë demokratët, për të cilën palët duhet të ulen më parë në dialog. Spaho shpjegon se prania e Edi Ramës në tryezë nuk përbën pengesë. “Ne nuk e zgjedhim kryetarin e Partisë Socialiste, është Edi Rama dhe është përgjegjësi të strukturave të PS ta zgjedhin. Dhe në një tavolinë të forcave politike ai do të jetë si përfaqësues i Partisë Socialiste”.

https://a2news.com/2019/09/03/rasti-pjetri-mazhoranca-korrigjim-nepermjet-reformes-zgjedhore/

Mosveprimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e bën Spahon të mos ketë më shpresa për zhvillimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Problemi, gjithsesi, nuk është data. “E kemi thënë që në çdo proces zgjedhor, kush që ne të marrim pjesë, është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe një qeveri provizore”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/02/pjetri-dhe-kajmaku-bushati-shpjegon-pse-nuk-ka-filtra-per-keto-raste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos