
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ishte ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se ai u mor në pyetje nga prokurorja e SPAK Manjola Kajana për të dhënë deklarime në lidhje me disa punësime fiktive të personave në bashki, që dyshohet se ishin jashtë vendit, ndërkohë që paguheshin si punonjës të Bashkisë.
Edison Memolla, fitoi marsin e vitit të kaluar garën për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës. Në zgjedhjet e pjesshme vendore, Memolla mori 5438 vota, duke lënë pas dy rivalët, Ferdinand Saraçi nga PD, me 1966 vota, dhe Hekuran Xhani, nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, me 1550 vota.
Vijon... (A2 Televizion)