Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 17:57 | Aktualitet
Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimet e tregtimit të karburanteve në vendin tonë, duke filluar nga ora 18:00 e ditës së mërkurë.

Në mbledhjen e fundit, anëtarët e këtij bordi ranë dakord që të ulin më tej çmimet e karburanteve, të cilat pësuan rritje shumë të ndjeshme që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Kështu, prej pasdites së sotme, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos