
Një grup arbëreshësh nga jugu i Italisë, kanë nisur një tur në vendin tonë, në kujtim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Ndalesa e radhës e tyre ka qenë qyteti i Shkodrës, ku janë pritur edhe në këshillin bashkiak. Edhe pse lindur e rritur në një vend të huaj, gjuhën, traditën dhe vlerat kombëtare jo vetëm që asnjëherë nuk i kanë harruar, por përkundrazi i kujtojnë me shumë dëshirë dhe respekt.
Në grupin e arbëreshëve është edhe pasardhësi i familjes së Kastriotëve. Arbëreshët në kuadër të turit të tyre do të vizitojnë edhe vende dhe qytete historike në Maqedoninë e veriut dhe Kosovë. (A2 Televizion)