Kryeministri britanik, në terapi intensive

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 21:22 | Bota
Kryeministri britanik, në terapi intensive

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive.

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.

Gjatë pasdites pati një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të Boris Johnson dhe kryeministri u dërgua në terapi intensive si masë paraprake nëse do ta ketë të nevojshëm respiratorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos