Kryeministri Edi Rama operohet në QSUT

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 08:33 | Aktualitet
Kryeministri Edi Rama operohet në QSUT

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni në orët e para të mëngjesit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Sipas zyrës së shtypit, pas kryerjes së disa testeve imazhe në QSUT, u pa se kreu i qeverisë vuante nga një apendicit akut dhe për këtë arsye iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. 

Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/17/iu-nenshtrua-nderhyrjes-kirurgjikale-mjeket-tregojne-si-eshte-gjendja-e-kryeministrit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos