Meta nga Katedralja Ortodokse: Këto janë Pashkë shumë të mbara për të gjithë

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 13:41 | Aktualitet
Meta nga Katedralja Ortodokse: Këto janë Pashkë shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja Monika Kryemadhi u takuan pasditen e së dielës me kryepeshkopin Anastas Janullatos me rastin e Pashkëve.

Nga Katedralja Ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë kreu i PL-së u shpreh për gazetarët se këto janë Pashkë shumë të mbara për të gjithë.

“Në këtë ditë të jashtëzakonshme, është një moment shumë shpresësjellës. Na fton të kapërcejmë dhimbjet dhe të rrisim shpresat dhe kurajon për një të ardhme të mbarë për të gjithë qytetarët e vendit tonë,” deklaroi Meta.

Meta tha po ashtu se ishte kënaqësi që të uronte kryepeshkopin Janullatos dhe njëkohësisht përmes tij, të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos