
Në një kohë kur Këshilli Europian diskuton për çeljen e negociatave me vendin tonë, Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte viziton Tiranën.
Ai u prit në një ceremoni zyrtare në pallatin e Brigadave nga Kryeministri Rama, ndërsa më pas pritet një konferencë e përbashkët.
Ndërkohë, po sot Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë. Më pas, ai do t’i drejtohet selisë së PD, ku do të zhvillojë edhe një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Kjo është vizita e parë e Kryeministrit Italian, Giusepe Conte në vendin tonë. Italia është një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë, qëndrim të cilin e ka mbajtur edhe në takimin e Këshillit të Ministrave në Luksemburg. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )