
Shefja e misionit të ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, ka nisur axhendën e takimeve, ku zhvilloi një takim me kreun demokrat Lulzim Basha në selinë blu.
Fokusi i takimeve janë diskutimet mbi gjetjet e raportit përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe Reforma Zgjedhore.
Axhenda do të vijojë me takimin mes saj dhe kryetares se LSI, Monika kryemadhi. Rreth orës 16:00 axhenda do të ndalet në kryesi, në një takim me bashkëdrejtuesit e komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.
Glover ndodhet në Tiranë pas raportit final për 30 qershorit, që edhe këtë radhë, u lexua ndryshe nga palët politike. (A2 Televizion)