
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të komentojë protestën e opozitës e cila nisi të shtunën përpara kryeministrisë dhe këtë të hënë u zhvendos në selinë e Parlamentit.
Në konferencën e përbashkët me homologun e Bavarisë, Rama deklaroi se është e drejtë e opozitës të ketë një revolucion në mendje.
“Një nga gjërat më të bukura që bëjnë gjermanët është se kur flasin në gjuhë të huaj nuk merren me njëri-tjetrin. Kjo është një temë e brendshme. Kryeministri ka ardhur këtu për marrëdhëniet me Shqipërinë, që janë shumë të mira. Sot kryeministri i Bavarisë më takoi mua, një ditë mund të takojë një tjetër. Se çfarë ka këtu mes nesh nuk i takon kësaj konference. Në prani të të huajve nuk flas për probleme të brendshme që ne i trajtojmë shqip. Secili ka një qasje të vetën për revolucionin. Opozita ka një tjetër në mendje. Është e drejta e saj”, tha Rama. (A2 Televizion)