Debat mes deputetëve demokratë dhe Gardës në derën e parlamentit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 17:00 | Politikë
Debat mes deputetëve demokratë dhe Gardës në derën e

Ka startuar me debate të ashpra protesta e deputetëve të Partisë Demokratike përpara derës së Kuvendit.

E gjithë përplasja ka nisur pa Garda bllokoi derën e Parlamentit për të mos lejuar deputetët e përjashtuar më herët për sjelljen e tyre në seancën e mëparshme.

Deputetët Tritan Shehu, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Agron Shehaj, Luçiano Boçi, Albana Vokshi kanë kërkuar të hyjnë brenda sallës së parlamentit, por nuk janë lejuar nga Garda.

Ndërkohë, që qytetarë të shumtë i janë bashkuara protestës së thirrur nga opozita, ku kërkohet sërish dorëheqja e kryeministrit Rama, ashtu si gjatë së shtunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos