All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Jashtë protestohet, në sallë ikin dritat, ndërpritet seanca plenare. Reagon Kuvendi

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 17:14 | Politikë
All - Paragraf - 1

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës kanë tentuar të futen brenda ambienteve të rrethimit të Parlamentit, ku po mbahet sot seanca e radhës plenare.

Te trau i Parlamentit është vendosur një kordon policor, që po ruan rendin dhe sigurinë publike, të cilët janë shtyrë nga disa protestues, të cilët kanë tentuar të futen me forcë brenda.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, nga Kuvendi njoftojnë se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë djegia e një UPS-je.

“Të nderuar kolegë, Seanca u ndërpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancimin e energjisë  në sallën e seancave plenare. Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht për sallën e seancave, për shkak te sistemin elektronik. Po punohet për zëvendësimin e pajisjes.”

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë

Kujtojmë se protesta e sotme te Parlamenti është thirrur nga PD dhe opozita shqiptare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/debat-mes-deputeteve-demokrate-dhe-gardes-ne-deren-e-parlamentit/
https://a2news.com/video/live-opozita-proteste-para-parlamentit/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos