All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kryeministri suedez: Për të hyrë në NATO Erdogani na ka bërë kërkesa të papranueshme

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 18:06 | Bota
All - Paragraf - 1

Gjatë verës dukej si akujt midis Suedisë dhe Finlandës që kërkojnë anëtarësimin në NATO dhe Turqisë së Erdogan që refuzonte miratimin e nevojshëm, duket sikur ishte shkrirë, me ratifikimin e marrëveshjes për esktradim.

Por shumë muaj më pas, palët duket se janë më larg se kurrë. Sipas kryeministrit suedez Ulf Kristersson, gjatë një konference për shtyp ku i pranishëm ishte edhe sekretari i NATO Jens Stoltenberg, Ankaraja po e lidh miratimin e hyrjes së vendeve skandinave me disa kërkesa të cilësuara si të papranueshme.

All - Paragraf - 3

 Turqia ka deklaruar se i kemi përmbushur disa nga konditat e tyre, por duan edhe gjera që nuk mundemi dhe nuk duam të japim. Besojmë se një vendim nga Ankaraja do të vij, por ende nuk  e dimë se kur saktësisht”, vijoi Kristersson.

Një nga kërkesat e përmbushura nga Stokholmi zyrtar por edhe nga Helsinki është fundi i embargos së armëve, që dy shtetet i kishin vënë Turqisë më 2019.    

Gazetari Bulent Kenes, nga personat që Turqia dëshiron të ekstradojë nga Suedia

Nga ana tjetër skandinavët nuk duan të ulin standardin e tyre të drejtave të njeriut, duke refuzuar kërkesat për ekstradim të atyre elementëve që sipas Erdoganit janë pjesë e organizatës kurde PKK ose e lëvizjes guleniste që sipas tij tentoi ta rrëzonte nga pushteti me një grusht shteti.

All - Paragraf - 6

Një nga këto personazhe që strehohen në këto dy vende, 33 në Suedi dhe 11 në Finlandë, është gazetari Bulent Kenes, redaktori i gazetës në gjuhën angleze “Today’s Zaman”, e cila ishte në pronësi të rrjetit të lidhur me klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen.

Ekstradimi i tij është prioritar për Erdogan por së fundmi Gjykata e Lartë suedeze hodhi poshtë sot kërkesën e Turqisë, vendi i vetëm së bashku me Hungarinë që ende nuk ka firmosur dokumentin për anëtarësimin e dy vendeve skandinave që filluan procedurat pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, duke e cilësuar veten si objektiv i radhës së Vladimir Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/erdogan-i-vuri-kusht-per-anetaresimin-ne-nato-suedia-refuzon-ekstradimin-e-gazetarit/
https://a2news.com/2022/06/28/erdogan-i-vendosur-te-bllokoje-suedine-dhe-finlanden-per-anetaresim-ne-nato/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos