Kryesia e PD fton në bisedime Komisionin e Rithemelimit

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 22:33 | Politikë
Kryesia e PD fton në bisedime Komisionin e Rithemelimit

Kryesia e Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim pas mbledhjes së saj ditën e mërkurë.

Ky qëndrim i shpërndarë për mediat përbëhet nga 3 pika, mes të cilave është edhe nisja e bisedimeve me anëtarët e Rithemelimit për zgjidhjen e krizës në PD.

https://a2news.com/2022/03/23/alibeaj-pas-mbledhjes-se-grupit-hodhem-hapin-e-pare-drejt-negociatave/

Qëndrimi i Kryesisë së PD:

1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.

2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.

3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune t'i bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/23/rithemelimi-i-pd-minarolli-kuvendi-i-30-prillit-rruga-e-vetme-ka-sinjale-per-bashkim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos