Kryesia e PS, Gjiknuri: Strategjia për 14 majin, takime të vogla e pa zhurmë

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 16:13 | Politikë
Kryesia e PS, Gjiknuri: Strategjia për 14 majin, takime të vogla e pa

Kur na ndan një javë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që këtë herë të ketë një strategji ndryshe. Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, tha se për 14 majin nuk do ketë takime masive si dikur.

“Nuk duam të bërtasim, duam t’ju tregojmë njerëzve çfarë pune dimë të bëjmë dhe çfarë është duke u bërë në Shqipëri. Kështu që kemi menduar një strategji tjetër, e cila shumë shpejt do të bëhet publike, por natyrshëm ne do të fillojmë aktivitetin javën tjetër, thashë siç është në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla, duke përçuar mesazhin e paqes, e zhvillimit e ndërtimit të Shqipërisë në atë fazë që ka hyrë vendi dhe që vërtet meriton të shikohet kështu”.

Gjiknuri shpjegoi se strategjia që do ndjekin është një përgjigje për momentin në të cilin ndodhet vendi, ku siç theksoi ai duhet përçuar vetëm pozitivitet. 

“Strategjia jonë, siç thashë, është e ndërtimit të së ardhmes, e progresit që ka bërë Shqipëria, e evidentimit kudo në të gjithë territorin e Shqipërisë të gjithë zhvillimeve pozitive që po ndodhin. Pra ne shohim strategjinë e sigurisë së këtij vendi, zhvillimit, kurse pala tjetër ju e dini që nuk ka strategji. Ka thjesht një slogan që është përmbysje, revolucion që nuk përkon me interesat e shqiptarëve në këtë moment historik ku janë”.

Edhe për sa i përket shpenzimeve, sekretari i përgjithshëm i PS-së premtoi se ato do të jenë të pakta dhe shtoi se do të mbjellin më shumë pemë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos