
Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e radhës së qeverisë është edhe ai i caktimit të zv/ministres së re të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Ami Kozelit në postin e zv/ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa Endrit Molla lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)