Kryesia pranon kërkesën e Bardhit, thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD në 20 qershor

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 22:14 | Politikë
Kryesia pranon kërkesën e Bardhit, thërret mbledhjen e

Më 20 qershor, Kryesia e PD vendosi të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të miratuar emrat e propozuar për Komisionin Zgjedhor të PD.

Sipas statutit të demokratëve, është kryetari i partisë ai që propozon emrat e anëtarëve të komisionit zgjedhor, por në mungesë të këtij posti, propozimet u bënë nga Kryesia e PD.

Si drejtues të komisionit propozuan Jemin Gjanën së bashku me 7 anëtarë dhe 2 ndihmës. Punimet e Këshillit Kombëtar do të mbahen nga deputetja Flutura Açka, Kreshnik Çollaku dhe Arbi Agalliu në orën 12 të 20 qershorit.

Ndonëse Gazment Bardhi së bashku me anëtarët që ishin kundër nisjes së garës për kreun e PD, nuk ishin të pranishëm në mbledhje, kërkesa e tij për thirrjen e Këshillit Kombëtar u pranua nga Kryesia.

“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor. Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin e mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të PD”.

Në të njëjtën ditë me mbledhjen e Këshillit, pra 20 qershor, Kryesia vendosi që të jetë afati përfundimtar për kandidaturat që duan të marrin pjesë në garën për kreun e PD. Dokumentacionet duhet të depozitohen pranë Komisionit Zgjedhor, i cili deri në 20 qershor nuk është i mandatuar.  Më 29 korrik pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e demokratëve.

Emrat e propozuar nga kryesia për Komision Zgjedhor (A2 Televizion)

  • Jemin Gjana, Kryetar
  • Indrit Sefa, Anëtar
  • Enriketa Papa, Anëtar
  • Gazment Koduzi, Anëtar
  • Xhemal Bushati, Anëtar
  • Aurora Domni, Anëtar
  • Myzafer Elezi, Anëtar
  • Rezart Kthupi, Ndihmës Ervis Xhako, Ndihmës
  • Deputetet e PD që mungonin
  • Gazment Bardhi
  • Helidon Bushati
  • Lefter Geshtenja
  • Saimir Korreshi
  • Bledjon Nallbati
  • Dhurata Cupi
  • Dashnor Sula
  • Juela Hamati
  • Merita Bakiu
  • Të pranishëm në mbledhje
  • Arbi Agalliu,
  • Kreshnik Collaku,
  • Jemin Gjana,
  • Fitim Zekthi,
  • Gentian Gaba,
  • Endri Hasa,
  • Indrit Sefa,
  • Roland Bejko,
  • Taulant zeneli,
  • Gazment Koduzi
  • Taulanda Jupi
  • Flutura Acka
  • Orjola Pampuri
  • Agron Kapllanaj
  • Enkelejd Alibeaj
  • Xhemal Gjunkshi
  • Ndodhet në Berlin: Jonila Godole
  • Kanë dhënë dorëheqjen
  • Jorida Tabaku
  • Flamur Hoxha
  • Oriela Nebiaj

A2 CNN Livestream

Latest Videos