Sfida ndaj Himnit kombëtar për të drejtat civile, beteja mes një patrioti dhe një aktivisti

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 17:20 | Sporte të tjera

Colin Kaepernick ishte i vendosur të vazhdonte të protestonte kundër pabarazisë racore dhe shtypjes së njerëzve me ngjyrë në SHBA. Por protesta e tij e veçantë ndezi polemikat, duke përfshirë edhe Presidentin amerikan Donald Trump, i cili tha se nuk ishte patriotike ajo që futbollisti bëri.

Me gjithë këmbënguljen e Kaepernick se po përpiqej të tërhiqte vëmendjen vetëm ndaj dhunës policore kundër pakicave, Trump tha: “A nuk do të dëshironit që kur ndonjë nga yjet e futbollit amerikan nuk respekton flamurin tonë të thoshit ‘nxirreni këtë bir k.... jashtë’? Shumë njerëz dhe veteranët e luftës mendojnë së Himni është një moment i shenjtë.

Edhe Roger Goodel, nga komisioni i National Football League tha se të gjithë duhet të nderonin Himnin. Megjithatë, shumë e mbështetën. Ish-ushtaraku, Nate Boyer, thotë se nuk është diçka raciste të mbrosh flamurin e dorë në zemër, por është veprim injorant të mos njohësh atë që kaq shumë njerëz ndjejnë.

Colin Kaepernick dhe Nate Boyer

Reagimi i Kaepernick u rikthye në vëmendje pas vrasjes së George Floyd në Mineapolis, pasi një polic i bardhë i mori jetën duke e asfiksuar me gjurin në qafë për rreth 9 minuta. Vraja nxiti protesta në SHBA por edhe mbarë botën.

Edhe pse Kaepernick nuk luan më futboll prej thuajse 4 vitesh, Boyer mendon se ai do të mbahet mend si një forcë shpërthyese. “Shumë njerëz i flisnin që të ndalonte. Por ai qëndroi në gju për miliona persona që nuk kanë një zë kundër pabarazisë. Ai ishte i gatshëm të flijonte punën, jetën dhe imazhin e tij për të treguar për aq shumë njerëz të pambrojtur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos