Ku duhet të drejtohen qytetarët që kanë sëmundje të tjera? Rakacolli sqaron në A2 se çfarë duhet bërë

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 19:29 | Aktualitet
Ku duhet të drejtohen qytetarët që kanë sëmundje

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, u pyet nga studioja e A2 nëse funksionojnë shërbimet e tjera mjekësore dhe se ku duhet të drejtohen personat që kanë sëmundje të tjera përveç koronavirusit.

Sipas Rakacollit, “sistemi shëndetësor po funksionon”.

“Kirurgjia e urgjencës funksionon normalisht, ashtu sikurse trajtimet për të gjitha sëmundjet malinje, që nuk presin. Sistemi shëndetësor qëndron në punë 24 orë në 24. Urgjenca nuk është vetëm për koronavirusin, po i shërben të gjithëve”, theksoi zv/ministrja.

“Në të gjitha spitalet rajonale urgjencat funksionojnë normalisht. Kufizim ka vetëm për disa kirurgji që mund të presin, ato janë shtyrë”, shtoi Rakacolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos