“Ku e keni letrën e prokurorisë”, momenti i arrestimit të 28-vjeçarit në Postribë. Familjarët përplasen me policinë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 11:08 | Kronikë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçar lidhur me ngjarjet në Postribë, ku të paktën 7 qendra votimi nuk u hapën në këtë njësi administrative.

A2 CNN ka xhiruar momentin e arrestimit, ku shihen të afërmit e të riut që konfliktohen me policinë, duke i kërkuar efektivëve mandatin e arrestit.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në një intervistë për A2 CNN, babai i 28-vjeçarit tha: “Djalin ma kanë arrestuar kot. Në 5 pa çerek erdhën 3 makina policie dhe hynë si gjermanët, si terroristët, e morën djalin kur po flinte. Nuk dimë gjë fare për çfarë e akuzojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos