
Policia e Kukësit ka njoftuar se në fshatin Kodër Lumë, një 75-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me çifte një djalë 6-vjeçar.
“Shtetasi H. D. dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale”, lexohet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)