Kukësi, Dibra dhe Elbasani pa Covid, 22 raste të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 19:22 | Aktualitet
Kukësi, Dibra dhe Elbasani pa Covid, 22 raste të reja në 24

Vijon të jetë në shifra konstante bilanci i infektimeve ditore nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 454 testime të kryera, 22 prej tyre rezultuan pozitive, ndërsa 14 persona u shëruan.

Ndërkohë që në tre qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Elbasanit nuk ka asnjë rast aktiv me Sars Cov-2.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 454 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

21 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 454 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Himarë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 210 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,804 që nga fillimi i epidemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos