Momenti kur treni “ndan në dysh” kamionin

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 11:37 | Aktualitet
Momenti kur treni “ndan në dysh” kamionin

Momenti kur një tren “ndan në dysh” një kamion në mes të rrugës është kapur në kamera. Incidenti i frikshëm ndodhi të martën pasdite në një qytezë në Tenesi, SHBA. Kamioni kishte ndaluar për shkak të semaforit të kuq, por rimorkio kishte mbetur mbi shina, e si pasojë u shkatërrua plotësisht pasi treni nuk ndaloi në kohë.

Sipas autoriteteve lokale, të gjitha sinjalet orientuese për mjetet ishin funksionale në momentin e aksidentit dhe po punohet për të kuptuar shkaqet e tij. Kamioni po transportonte një pllakë betoni gati 41 metra të gjatë, që do të përdorej për ndërtimin e një rruge.

Pas përplasjes, treni doli nga shinat dhe dy punonjës u dërguan në spital, ndërsa shoferi i kamionit nuk pësoi lëndime. (A2 Televizion)

https://youtu.be/2G6kzVykbB4

A2 CNN Livestream

Latest Videos