Në ditën e shorteve të zhvilluar në Nion, u përcaktuan edhe çiftet që do të luajnë në fazën playoff të Conference League.

Nga skuadrat më të rëndësishme, Marseja do të ndeshet me Karabak, PSV Eind’hoven me Maccabi Tel Aviv, ndërsa dilema e vetme është cilët do të luajnë ndaj Rapidit të Vjenës, anglezët e Tottenham apo holandezët e Vitesse.
Ndeshjet e para do të luhen më 17 shkurt, ndërsa takimet e kthimit më 24 shkurt 2022. Finalja e Conference League do të zhvillohet më 25 maj në Arenën Kombëtare në Tiranë. (A2 Televizion)